Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke e cilësuar situatën si përmbysje të rendit kushtetues.
Hoxhaj ka thënë se dje ishte dita e fundit për konstituimin e Kuvendit, ndërsa seanca nuk u mbajt dhe vazhdimi i saj është lënë për sot.
Rendi kushtetues u përmbys. Kosova nuk është më demokraci dhe nga nesër jemi në anarki”, ka shkruar mbrëmë Hoxhaj.



