4 C
Mitrovice
E martë, 9 Dhjetor, 2025
spot_img

Hoxhaj i sigurt: Qeveria e ardhshme udhëhiqet nga PDK’ja

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, u shpreh goxha i bindur se pas zgjedhjeve të fundvitit do të jetë PDK-ja ajo që e krijon qeverinë e re.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai u shpreh që më 28 dhjetor do të ndodhë ndryshimi politik.

“Është vetëm fillimi i fushatës, nuk dua që të them po ndodh papritmas një përmbysje e madhe politike, por ka parakushte, ka disponim, ka atmosferë për ta pranuar mesazhin tonë, për ta dëgjuar programin e PDK-së”, tha ai.

Hoxhaj gjithashtu u shpreh i bindur që Qeveria e ardhshme udhëhiqet nga PDK-ja, siç tha, në bashkëpunim me ish-opozitën.

“Unë besoj që kur të fillojë fushata zgjedhore, kur z.Hamza si kandidat për kryeministër t’i prezantojë elementet e platformës së tij, kur kandidatët për deputetë do të komunikojnë në çdo cep të Kosovës me elektoratin, jam i bindur që ndryshimi politik më 28 ndodhë dhe natyrisht që Qeveria e ardhme do të jetë Qeveri që udhëhiqet prej PDK-së, në bashkëpunim me partitë në opozitë”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT