18.3 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes PDK-së dhe LVV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do ta votonte dhe mbështeste një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nëse një marrëveshje e tillë do të arrihej.

Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për emrat që do të mund të udhëhiqnin një qeveri të tillë, por u shpreh i qartë se PDK-ja do të preferonte Bedri Hamzën për kryeministër.

“Nëse unë do të duhej të votoja diçka të tillë si deputet, natyrisht që do të votoja dhe do ta mbështesja. Natyrisht, por jo vetëm koalicion krizën…por, një koalicion edhe matematik se çfarë do të adresohej”, ka deklaruar ai.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, ka theksuar Hoxhaj në Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT