Analisti Dibran Hoxha ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën, se ka pasur aludime se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka qenë i njoftuar për shumicën e aferave.
Kurti është ftuar për sot në mëngjes për intervistim nga Prokuroria Speciale, por nuk ka shkuar me arsyetim se ndodhet në vizitë jashtë shtetit.
“Nga shumë njerëz ka pasur aludime, madje njëri prej tyre i besoj shumë që kryeministri ka qenë i njoftun për shumicën e aferave dhe pse nuk ka reagu ajo është çështje e tij”, ka thënë ai.
“Ju e pat statusin e zëdhënësit të Qeverisë, dmth këta donë me na paraqit si viktimizim dhe dëshirojnë me krahasu me vitin 2021, ku ajo situatë e viktimizimit ka prodhu sukses sepse ka prodhu rezultatin e 51%, kur Kurti nuk ishte në listë për deputet. Edhe dojnë me ta paraqit si viktimizim edhe dojnë me fitu, kjo është hegjemoni e mënyrës sesi operon Vetëvendosja dhe mënyrës siç dëshiron me ndërtu diskursin”, ka deklaruar Hoxha.