Hoxha i mirënjohur nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë një postim mjaft interesant në profilin e tij në Facebook në lidhje me një eksperiencë të pazakontë që përjetojnë disa besimtarë kur vizitojnë vendet e shenjta fetare.
Bëhet fjalë për “Sindromin e Jeruzalemit” që e përjetojnë shumë besimtarë kur vizitojnë këto vende – e për të cilën ka shkruar z.Gashi.
Pasi shpjegon historinë dhe manifestimin e këtij sindromi, hoxha këshillon besimtarët me fjalët si vijon:
“Këshillë: Nëse flisni me Zotin, kjo është në rregull dhe quhet lutje; a nëse “Zoti” ju flet, atëherë kontrollohuni te një psikiatër, për të mirën e jetës suaj!” – shkruan ai.
Gashi është dëbuar nga Bashkësia Islame e Kosovës pai kishte shprehur publikisht se besonte në Teorinë e Evolucionit.
Ai ka dënuar në vazhdimësi sjelljen e shumë hoxhallarëve në vend, dhe ka denoncuar fanatizmin fetar.
Statusi i plotë:
A keni lexuar për Sindromin e Jeruzalemit?
Sindroma e Jeruzalemit është një grup i fenomeneve mendore që përfshijnë praninë e ideve obsesive me temë fetare, mashtrime ose përvoja të tjera të ngjashme me psikozën. Nuk është e veçantë për një fe të ose konfesion të caktuar, por ka prekur hebrenj, të krishterë dhe myslimanë me prejardhje të ndryshme.
Ka me qindar raste kur disa njerëz mendojnë se janë Jezusi, imam Mehdiu ose Maria e Virgjër.
Disa vende siç janë Jeruzalemi, Meka, Qerbelaja, etj, me mozaikun e hapësirave të shenjta dhe mijëvjeçarët e tyre historik, mund të bëhet çorientues për disa vizitorë besimtarë, një mani anormale kulturore e cila pastaj mund të shkakton ndonjë psikozë ose syndrom. Çrregullimi mund të shfaqet edhe nga karakteri intenziv fetar ekstrem pas leximit të një libri ose vizite e një tempulli, e kjo pastaj çon në zbehje spontane, konfuzion dhe halucinacione.
Ky sindrom mund të vije edhe si pasojë e një çrregullimi psikotik paraprak që nuk është trajtuar me kohë.
Personi i prekur beson se është një figurë e rëndësishme fetare historike ose mund të ndikohet nga ide ose koncepte të rëndësishme fetare (të tilla si shkaktimi i ardhjes së imam Mehdiut ose ardhjen e dytë të Krishtit).
Këshillë: Nëse flisni me Zotin, kjo është në rregull dhe quhet lutje; a nëse “Zoti” ju flet, atëherë kontrollohuni te një psikiatër, për të mirën e jetës suaj!