19.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hovenier: Disa thonë se Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, kjo nuk është e vërtetë

Ish – ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar qartë se marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë në gjendje të mirë, pavarësisht pretendimeve të disa zyrtarëve dhe përkrahësve të Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për REL, Hovenier ka theksuar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA nuk është një veprim i zakonshëm dhe se tregon nivelin e zhgënjimit që administrata amerikane ka ndjerë ndaj qasjes së Qeverisë së Kosovës.

“Disa thonë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës ende kanë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por kjo, thjesht, nuk është e vërtetë”, u shpreh Hovenier.

Ai shtoi se nëse marrëdhëniet do të ishin të mira, nuk do të kishte pasur nevojë për një hap kaq serioz si pezullimi i Dialogut Strategjik – një mekanizëm kyç për koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kjo nuk është një situatë e këndshme. Kjo është një pengesë e keqe për realizimin e vizionit që SHBA-ja ka pasur që nga pavarësia, dhe që populli i Kosovës ka pasur po ashtu”, theksoi ambasadori.

Sipas tij, vendimi i Uashingtonit për të ndërmarrë masa konkrete vjen pas një periudhe të gjatë paralajmërimesh dhe deklaratash publike, të cilat, sipas tij, nuk kanë pasur efektin e dëshiruar në sjelljen e Qeverisë Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT