11.3 C
Mitrovice
E hënë, 12 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Hoti u përgjigjet deputetit turk në lidhje me Qëndrim Gashin

Deputeti nga radhët e komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, në të kundërtën, ai ka thënë se nuk do të votojnë asnjë ligj.

Damka ka thënë se sjellja e ambasadorit Gashi përbën një mosrespektim të madh për botën islame dhe vlerat e njerëzimit, përfshirë dhe vendit që ai e përfaqëson dhe qytetar i të cilët është.

Lidhur me këtë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti i është përgjigjur deputetit Damka, duke thënë se qeveria e tij është e pashantazhueshme.

Hoti ka thënë se do të bisedojnë me deputetin Damka për qëndrimin e tij, por qeveria është e pashantazhuar. /reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT