Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se nuk taksa ndja produkteve serbe duhet të hiqet sot.
Hoti tha se kjo duhet të ndodh menjëherë dhe duhet të hiqet plotësisht. “Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA “- tha Hoti.
Numri dy i Qeverisë shtoi se lojërat se a jemi me SHBA apo BE nuk i shërbejnë shtetësisë së Kosovës. “Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë”-shtoi ai
Sipas tij vëmendja duhet të jetë tek menaxhimi i situatës me koronavirus dhe jo në lojëra politike. “Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa “- tha Hoti.



