Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se gjatë këtyre tri viteve është rritur tri herë tarifa e energjisë elektrike dhe se rritja e pagave tash s’ka efekt.
Hoti thotë se rritja e pagave prej 55 eurove në fund të mandatit, nuk ka asnjë ndikim.
“Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim, ne e kemi përcjellë nga afër gjendjen ekonomike sociale në vend gjatë këtyre tri vietve në vecanti nga viti 2022 e knej është rritë dy herë apo tri herë tarifat e energjisë elektrike, janë diku 117% më të shtrejta sesa që kanë qenë. Janë rri të githa shërbimet publike pa përjashtim.”
“E tash në fund të mandatit bën një rritje për 55 euro nuk besoj që ka as një ndikim, sepse është kriju një irritim i madh i qytetarëve me neglizhencën totale gjatë këtyre 4 viteve sa i përket shportës elementare të konsumit. Nuk kanë hapësirë më, nuk ka kohë më, nuk mund të mashtrohen më njerëzit kështu. Ka pasë një logjikë nëse në fund të vitit 2022 – 2023, ka qenë kriza e madhe e inflacionit, kriza energjetike, le të themi ka edhe kuptim nëse e jep një ndihme, nuk e zgjedh problemin aspak. Nuk besoj që do të ketë ndikim në përceptimin e qytetarit për këtë formë të qeverisjes”, tha ai.
Tutje ai thotë se nga 3 miliardë investime kapitale, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë, 1.8 miliardë janë bartë prej vitit në vit, ku i mungojnë ekonomisë së Kosovës.
Sipas tij kjo nuk është vetëm keqqeverisje kjo është abuzim me autorizimet ligjore që i ka një qeveri.
“Nga 3 miliard invstime kapitale që i kanë pas të planifikuar, kanë realizu 1.2 miliardë, 1.8 miliard janë bart prej vitit në vit. 1.8 miliard euro i mungojnë ekonomisë së Kosovës, sepse këta i kanë lënë rrugën në gjysmë, edhe për Mitrovicë, edhe për Podujevë, edhe autostradën për Gjilan, edhe tunelin për Tetovë që e kanë premtu, edhe rruga për Gjakovë etj.”
“Nëse ekonomia e Kosovës do ti kishte edhe 1.8 miliardë në qarkullim do t’i kishte rrit qarkullimin biznesor le të themi edhe për 2.5 miliard ose 3 miliardë. Kjo është jo vetëm keqqeverisje, është abuzim me autorizimet ligjore që i ka një qeveri, është abuzim sepse ti i ke mjetet në dispozicin i mbledh nga qytetarët krenohesh se kam pas rritje të hyrash dhe i mban aty në qeveri dhe krejt rrugët nëpër krejt Kosovën mbesin në gjysmë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai mandatin e qeverisë Kurti e cilëson si një mandat të humbur, ku shton se çdo gjëje duhet t’ia nisim nga e para.
“Këto janë dolma të komunizmit ‘bukën e gojës’ nuk janë të zotë me ato rezeravat e kanë bërë lëmsh, është bërë proces gjyqësor furnizimi me rezerva, dhe krejt sektorët i ke njësoj.Rrugët të gjitha janë përgjysëm, kanë pas probleme edhe në qeverinë paraprake, por kjo nuk e arsyeton vonesën 4 vjeçare humbjen komplet të këtij mandati, pra është një mandat komplet i humbur duhet të kthehemi të ja nisim nga e para”, tha ai ne Blic Interview.