Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti ka qenë e “korruptuar deri në fyt”.
“Po them kushtimisht, kështu deri në fyt, domethënë aferat të cilat përfolen, disa prej të cilave janë në procedura të organeve të drejtësisë, nuk janë vetëm përfolje të mediave, të gazetarëve hulumtues, janë pjesë e organeve të drejtësisë, janë duke u hetuar”, tha ai në Klan Kosova.
Hoti më tutje theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën.
”Kurrë nuk ka ndodhur kështu. Kurrë nuk ka ndodhur me pasë ministër që shkojnë nëpër prokurori dhe të jenë në barrë ende si ministra ose kryeshefa të ndërmarrjeve publike që shkojnë nëpër prokurori si të akuzuar në procedura gjyqësore dhe ata ende mbahen në institucione”, shtoi Hoti.





