Kandidati i LDK’së për deputet Avdullah Hoti, ka listuar premtimet e pa realizuara të Qeverisë Kurti në katër vitet e udhëheqjes
Hoti ka publikuar një listë me rrugët të cilat kjo Qeveri ka premtuar se do t’i rregullojë.
Ai u shpreh se shumica e projekteve as që janë nisur dhe se janë humbur katër vite.
“Janë humbur katër vite. Janë bartur qindra miliona euro nga viti në vit, që janë zhvlerësuar për shkak të inflacionit”, ka shkruar Hoti.