25.6 C
Mitrovice
E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hoti: Po punojmë që të ndërtojme shtëpi në veri për t’i kthyer shqiptarët atje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Murtezi, në Kuvend ka parashtruar një pyetje për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Ajo e ka pyetur Hotin se a është në dijeni për projektin e ndërtimit të banesave të reja për çiftet nga Serbia në Mitrovicën e Veriut dhe si do të veproj për këtë çështje.

Hoti iu përgjigj shkurt duke i thënë se “kjo çështje i takon pushtet lokal në aspektin ligjor”.

Por, kryeministri shtoi se është duke u shqytruar një kod i ri buxhetor për ndërtimin e shtëpive në veri që shqiptarët të kthehen atje.

“Kjo çështje i takon pushtetit lokal në aspektin ligjor, unë kam kërkuar edhe përgjigje me shkrim por kjo është çështje e komunës përkatëse.

Atë që po bëjmë ne tash është një kod i ri buxhetor me një buxhet përkatës për ndërtimin e shtëpive në veri për t’i kthyer shqiptarët në ato pjesë të vendit. Do të punojmë edhe në ato katër komuna në veri që të sigurohemi që secili të ketë qasje atje në shtëpinë apo tokën që i takon”, tha ai./IndeksOnline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT