6.9 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Hoti për VV’në: Kurrë s’janë përdorur resurset shtetërore më egër për të krijuar avantazh politik

Kandidati për kryetar të LDK-së, Avdullah Hoti, akuzoi kryeministrin në detyrë dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për përdorim të resurseve shtetërore për të krijuar avantazh politik gjatë proceseve zgjedhore.

Në emisionin “Pressing”, Hoti deklaroi se, sipas tij, ndërhyrja me mjete dhe kapacitete shtetërore ka qenë e paprecedent.

“Kurrë në mënyrë më të egër nuk janë përdorur resurset e shtetit për të krijuar avantazhe politike në një proces zgjedhor. Edhe në procesin zgjedhor të shkurtit, edhe në atë të dhjetorit. Edhe në zgjedhjet lokale”, u shpreh Hoti.

Me këtë akuzë, Hoti iu referua shpërndarjes së shumta të parave në kohë zgjedhjesh, me nga 100 euro për studentët e pastaj me shtesa për fëmijët dhe pensionistët para Vitit të Ri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT