21.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Hoti për Vjosa Osmanin: Të ftosh votuesit e LDK’së që të votojnë VV’në është tradhti e madhe

“Tradhti të madhe” e ka quajtur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thirrjet dhe propagandën e Vjosa Osmanit ndaj votuesve LDK’së që ta votojnë Vetëvendosjen, shkruan Gazeta Metro.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti ka deklaruar se Vjosa Osmani do të dështojë që ta orienton elektoratin dhe simpatizantë e LDK’së tek Vetëvendosja.

Ai këtë tentativë të Osmanit po e quan si dështim dhe se fati i kësaj iniciative do të dihet për të gjithë ata që mundohen të dëmtojnë shtëpinë e vet, pra LDK’në.

“ Dje një figurë e lartë e LDK-së, ajo të cilës i dhamë besim dhe mbështetje të pakursyer për një veprim duke ia vulosur vetes të ardhmen politike. Fati i atyre që punojnë kundër shtëpisë së vet dihet. Ajo hyri në listën e kundërshtarëve të shtetit të Kosovës dhe po tenton që votuesit e LDK-së t’i orientoj diku tjetër me qëllim e vetëm që të bëhet presidente. Por nuk do të ketë sukses. Të ftosh votuesit e LDK-së që të votojnë për Vetëvendosjen është tradhti e madhe. Ajo dje e përmbylli të ardhmen e saj politike dhe LDK do të ec përpara”, tha Hoti gjatë takimit me strukturat partiake në Han të Elezit.

Hoti tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë shumë të rëndësishme, pasi po përballen dy koncepte sipas tij, ata që duan shkatërrimin e shtetit dhe ata që duan ta parandalojnë këtë dhe janë LDK’ja.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT