-2.3 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Hoti: Për vetëm një muaj e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin, unë nuk qahem për thika mbi harta

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po raporton para deputetëve të Kosovës, për dialogun me Serbinë.

Hoti ka prezantuar para deputetëve tri parimet për dialogun me Serbinë, derisa edhe një herë siguroi se nuk do të ketë dialog teknik, derisa tha se të gjitha takimet do të jenë për draftimin e marrëveshjes finale.

Hoti tha se qeveria e tij, për një muaj e riktheu Kosovën në rrugën e miqve ndërkombëtarë dhe hoqi çdo diskutim për temën e integritetit territorial, shkruan Reporteri.

Ai potencoi se nuk do zë qahet para deputetëve dhe as nuk do të ankohet për teori konspirative e për thika mbi harta.

“Për qeverinë e Kosovës dhe mua si kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik, të gjitha takimet do të jenë për draftimin e marrëveshjes finale. Unë do të ju mbaj të informuar gjatë gjithë kohës për këtë proces, por unë nuk do të rri duarkryq dhe as nuk do të ankohem për teori konspirative për thika mbi harta. Zoti Hyseni ka përvojë të gjatë në diplomaci. Unë i besoj atij dhe ai më përgjigjet mua, ai më përfaqëson mua në dialog.Gjatë këtij procesi të vështirë ne besojmë në miqtë tanë. Askush nuk duhet të trazohet. Për vetëm një muaj ne rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, krah miqve tanë. Nga një marrëdhënie e lënduar ne tani kemi mbështetjen e miqve tanë. Për vetëm një muaj ne hoqën nga çdo diskutim temën e integritetin territorial të cilën më nuk e përmend askush, askush më nuk përmend thika, gjak e harta. Ne evituam rrugën qorre dhe morëm përgjegjësitë në dialog. Koha e politikës izoluese dhe frikës për tu përballur është larg nesh”, u shpreh ndër të tjera Hoti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT