16.5 C
Mitrovice
E premte, 5 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, për kërcënim ndaj tij shkon duke u viktimizuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për paraqitjen e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Gjykatë në rastin e kanosjes ndaj tij, ku u akuzua Faton Klinaku, ku ka thënë se kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet.

Ndërkaq sipas Hotiti i njëjti kur organet e drejtësisë e thërrasin për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij, ai paraqitet aty pa asnjë problem, duke u viktimizuar.

“Kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet. Në vend të kësaj, i fyen dhe i përçmon zyrtarët e drejtësisë, duke e diskredituar shtetin në sytë e qytetarëve dhe të aleatëve.

Por, kur organet e drejtësisë e thërrasin për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij, ai paraqitet aty pa asnjë problem, duke u viktimizuar.”, ka thënë Hoti

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT