25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hoti: Importet nga Serbia janë rritur për 117% nga viti i kaluar, prodhimi vendor është zvogëluar

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti aktual i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ndarë disa statistika interesante në lidhje me importet nga Serbia.

Hoti ndau një grafikon që tregon rritjen dyfish të importeve nga Serbia duke krahasuar periudhën e parë të këtij viti me atë të vitit 2024.

“Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 117%”, ka shkruar Hoti.

“Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025”, tha ai.

Më pastaj, Hoti po ashtu tha se ka gjasa të mëdha që prodhimi vendor është ulur në këtë periudhë, për shkak të rritjes enorme të importeve nga Serbia./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT