15.9 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Hoti ia shuan shpresat Haradinajt për president

Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur për mundësinë e zgjedhjes së presidentit, konkretisht për kandidaturën e Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota për zgjedhjen e presidentit, dhe se duhet së paku përfshirja e një pjese të opozitës.

“Nuk ka dakordim as për emrin e tij, as për një propozim tjetër, kjo nuk është diskutuar”, ka thënë Hoti në Pressing në T7, shkruan Reporteri.net.

Hoti ka thënë se nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë zgjedhjet e reja janë përpara.

Kryeministri ka thënë se pret që partitë të mblidhen dhe të mbajnë një tryezë dhe aty të mësohen të gjitha qëndrimet e partive politike sa i përket çështjes së presidentit.

I pyetur se a ka përplasje mes tij e Haradinajt, kryeministri Hoti ka mohuar këtë.

“S’kam përplasje me askënd, kam agjendën time të qartë, agjenda ime bazohet ne programin tonë qeverisës, dhe dialogu duhet të vazhdojë mbi parimet e qarta, të cilat janë: nuk ka biseda për integritet territorial, nuk ka biseda për Asociacion me kompetenca ekzekutive, dhe se marrëveshja përfundimtare duhet të mbyllet me marrëveshje reciproke”, tha Hoti. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT