Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ministri i Financave, Hekuran Murati, ‘nuk mund të mbajë leksione’ për buxhet dhe se nuk di si krijohet ai.
Deklarata e Hotit vjen pasi Murati tha se ‘Qeveria Kurti është qeveria me rritjen më të lartë të pagave në arsim brenda një mandati’ dhe që ‘ka rritur pagat në sektorin publik 3 herë brenda mandatit, konkretisht në vitin 2023, 2024, dhe 2025’.
“Nuk mund të mbajë leksione një ministër që nuk e di si krijohet buxheti. Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet. Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numërojë as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje. Kaq për një diletant sikur ministri Murati”, ka shkruar Hoti.
Murati, përmes një postimi në Facebook, më herët tha se iu referua të dhënave zyrtare të nxjerra nga Thesari.