1.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Hoti flet për vaksinat, tregon kur vijnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se pas dy javësh në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, po ashtu tha se nga takimi i përbashkët i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorit të IKSHPK-së Naser Ramadani dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi me kryeministrin, u mor vendimi që të mos ketë ndryshim të masave anti-COVID, por të mbesin në fuqi ato aktuale.



Ky është postimi i plotë i Hotit:

Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, z. Valbon Krasniqi, vendosëm që të mbesin në fuqi masat e njëjta anti Covid-19.

Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve.



Nga qytetarët kërkuam që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa institucionet përgjegjëse të shtojnë angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT