4.3 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Hoti e konfirmon takimin e nesërm me kreun e LDK’së, AAK’së dhe Nismës: Tregon se çfarë do të bisedohet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se gjatë ditës së nesërme do të takohet me krerët e partive në koalicion, Isa Mustafën, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se nesër do të bisedojnë rreth dialogut dhe takimit në Washington.

“Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Pas një fundjave me familje, neser i kthehem agjendës qeveritare me temat kyçe.

Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19.

Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT