Ish-gjenerali i UÇK-së, në Koshare, Hisen Berisha, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që të veproj për situatën e fundit të krijuar në Veri të Mitrovicës.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Berisha, ka thënë Kurti duhet të veproj si kryeministër, e jo si Burdush.
Postimi i Berishës
Z. Kryeministër, duam të veproni si Kryeministër e jo si Burdush!
Situata aktuale në Veri të Republikës së Kosovës (jo vetëm ajo pandemike) totalisht tashmë ndodhet jashtë kontrollit të institucioneve kosovare. (Arsimi dhe institucionet tjera vazhduan punën pandërprerë edhe pse si Kryeministër i Republikës së Kosovës i kishe ndaluar shkollat. Atje vazhduan edhe dasmat, atje u infektuan njerëz dhe shkuan për mjekim në qytetet e Serbisë, pa asnjë bashkëpunim me institucionet kosovare përgjegjëse. Në shkrimin tim të mëparshëm nisur nga shumë fakte nuk i bëra thirrje Kryeministrit të shkarkuar të niset në krye të FSK-së drejt Veriut, ngase e di se falë Zotit këtë detyrë nuk ia ka dhënë sovrani por i kërkova të shtrijë kujdesin shëndetësorë konform ligjit për emergjenca shëndetësore të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës njëjtë si në Jug edhe në Veri.
Në Jug të Kosovës në qytetet: Gjakovë, Pejë, Deçan, Përzëren etj. ka shumë kisha brenda të cilave jetojnë pleq e plaka të cilët munde të sëmuren nga COVID-19, e pastaj pasojat edhe diplomatike, kanë me na kushtua si shtet.
Ka shumë për të punuar po mos u frigo Kryeministër sepse nuk ka burrë as djalë Kosove që ty të kërkon me i pri ushtrisë ngase të kemi provuar, si filozof paqësor që shpërfaqesh nuk je për pushkë. Atë do e bëjmë Ne se prap, sa here ka nevojë por në këto momente nuk e konsiderojmë se Kosovën e rrezikon ushtria sllave por virusi Corona.
Mos i frikëso shqiptarët, po kryeni detyrën që të obligon ligji për situata të emergjencës shëndetësore! Ndërkohë, Kryeministri i shkarkuar në detyrë z. Kurti, dukeni tërësisht i humbur nga nevoja për tu kujdesuar kur del jashtë realitetit. Çdo ditë po bëni t’iu bien maskat.
Z. Kryeministër duam të veproni si Kryeministër, jo si Burdush! Me shprehjet enigmatike që të bëjnë bestyt për të besuar në deklarata mistike, “Dikush po do…” S’është gjuha e komunikimit institucional me masat kjo.
Po flet tërë kohën për një të vërtetët enigmatike. Por asnjëherë se the se cila është zgjidhja. Kjo kërkohet nga Ju.
Ato fjalët dikush, ata, atyre…!? që po përgatisin të hapin shampanje për ndarje, janë marrëzi, dobësi. Turp!
Po si mund të ndahet? Po edhe të nënshkruan një dokument Presidenti, është Parlamenti ai që duhet ta ratifikoj. Kjo praktikë s’është e largët me Asociacionin.
Pse po spekuloni atëherë? Aq në nivel injorant e mendoni popullin Ju?! Kosovën se ndan dot as Presidenti dhe as kushdo tjetër. Më së paku fobia juaj z.Thaqi, i cili të paktën luftoj me armë për liri. Pjesa e veriut mund të okupohet me ushtri por jo të ndahet. Prandaj mos përfitoni në fatkeqësinë e këtij vendi e populli që po përjeton dhe sfidën e virusit dhe juve. S’do ju presim gjatë! Po që se nuk keni projekte për veriun e Kosovës, largohuni si dështak apo si Esat Pasha, që shumë e përmendni. Edhe pse atë soji juaj e futi në taborin e shitësve të atdheut! Përndryshe është Gjenerali i pavarësisë së trojeve shqiptare në veri, që nuk e quajti Shqipëri veç Vlorën, Lushnjën e Fierin, ku homologu yt shqiptarë Edvin Kristaq Rama nuk po e sheh nga komunikimi virtual me smart fonë, tek vendosen flamujt e Vorioepirit në Himarë. Kjo fatkeqësisht po korespondon me pajtimin miskin tuajin e zëvëndësit tuaj z. Abazi, për ndarjen “kufitare” në mbi lumin Ibër. Frigojuni vlerësimit të historisë z. Kryeministër. Populli do ua jap çmimin në kohë.



