11.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
spot_img

Hill: Nëse shikohet historiku i Thaçit, ai s’mund t’i lëvizte gjërat brenda UÇK-së

Diplomati amerikan, Christopher Hill në ditën e tretë të dëshmisë së tij në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Gaynor ka thënë se nëse shikohet historiku i formimit të Hashim Thaçit, nuk ka asgjë që sugjeron se ai mund të lëvizte gjërat brenda për brenda UÇK-së.

Sipas Hill, në pikëpamjen e jashtme, Thaçi e kuptonte se si funksiononte bota dhe sa e rëndësishme ishte që SHBA-të të ishin në anën e tyre.

“Përshtypja ime është që nëse do shikoni historikun e Thaçit se çfarë formimi ka ai nuk ka asgjë që ai mund të lëvizte gjërat brenda për brenda UÇK-së por në pikëpamjen e jashtme ai e kuptonte se si funksiononte bota dhe e kuptonte se sa e rëndësishme ishte që SHBA-të të ishin në anën e tyre”, tha Hill.

I pyetur se a pajtohet se UÇK-ja ishte një lëvizje çlirimtare e armatosur, Hill e pohoi por tha se shtrohet pyetja se sa e integruar ishte UÇK-ja.

“Po, por pyetja që shtrohet është se sa e integruar ishte UÇK-ja krahasimisht me grupe të tjera të ndryshme që lidheshin vetëm… me të por vepronin sipas kokës së tyre dhe urdhrave të tyre”, tha Hill.

Duke qenë fjala për një lëvizje të armatosur, Hill u pyet se cila është ndasia në mes një lideri politik dhe një udhëheqësi ushtarak në kuadër të një lëvizje çlirimtare të armatosur.

“Udhëheqësi politik është një person që luan një rol të ministrit të Punëve të Jashtme dhe nuk është përgjegjës për çështjet e brendshme”, deklaroi ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT