4.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Hill flet për dëshminë në Hagë: S’ka asnjë rast konkret kundër Thaçit

Ambasadori Christopher Hill ka treguar përshtypjet e tij për UÇK-në, Hashim Thaçi dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Ai, ka thënë se prokuroria ka synuar të vërtetojë përgjegjësinë komanduese dhe ta bëjë Thaçin përgjegjës për çdo krim që mund të ketë ndodhur në Kosovë.

“Asnjëherë nuk pashë një shembull të tillë. Unë nuk jam në dijeni të asnjë rasti të tillë kundër Thaçit. Nuk ka asnjë rast konkret kundër Thaçit. Prandaj ndjeva se duhet të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja se çfarë dija. Po ju them se nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga z. Thaçi dhe prandaj shkova”, tha Hill.

Hill, tha se nuk ka parë asnjë shembull që provon se UÇK dhe Thaçi kanë kryer krime që pretendon Prokuroria Speciale. Ai theksoi se UÇK-ja nuk ishte një organizim i fortë vertikal.

“Sipas mendimit tim, dhe siç ishim duke folur përpara pak minutash, UÇK-ja nuk ishte një organizim i fortë vertikal. Meqë ra fjala, dhe mund të flasim për Rambujenë më vonë, në Rambuje vura re se ai nuk mund të thoshte po apo jo për asgjë. I duhej t’i telefononte njerëzve në Kosovë. Pra, kjo ide se ai ishte përgjegjës për UÇK-në, mendoj se është e gabuar dhe jam kundër saj. Prandaj ndjeva se duhej të shkoja në Hagë dhe të rrëfeja çfarë dija”, tha Hill në Opinion.

Çështja gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë, është përmbyllur javën e kaluar

Katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm në deklaratat e tyre përmbyllëse. ZPS ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin. Tani, çështja është në dorë të trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e aktgjykimit, ndonëse mund të kërkoj edhe zgjatje të afatit për marrjen e vendimit. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT