27.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hetuesi policor në Mitrovicë kërcenohet nga hajni që po e hetonte për një rast të grabitjes

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Në shumicën e këtyre incidenteve, motivi lidhet me punën e tyre.

Cak i kërcënimit së fundmi ka qenë edhe një hetues policor në Policinë Rajonale në Mitrovicë, i cili e ka denoncuar një person.

Mësohet se hetuesi që e raportoi rastin ka deklaruar se personi që e ka kanosur ka qenë objekt i hetimit në një rast të grabitjes që ai po e hetonte.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se hetuesi policor ka njoftuar se i dyshuari në vazhdimësi e ka kanosur e madje edhe e ka ngacmuar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT