15.6 C
Mitrovice
E enjte, 29 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Hetimet për fabrikën për mbetjet shtazore, Faton Peci reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas intervistimit që iu bë ditën e marte nga organet e drejtësisë.

Peci në reagimin e tij ka shkruar se epilogu i gjithë procesit do të jetë i njohur për të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë, miq e familjarë; U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë. Me theks të veçantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin! Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar Peci.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se “çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim”.

“Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot”, thotë ai.

Ndryshe, për bastisjen që është bërë dje në Ministrinë e Bujqësisë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Më 27.05.2025, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, janë kryer kontrolle në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrën e një kompanie private dhe Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje elektronike (kompjuterë, telefona), si dhe dokumente të ndryshme në përputhje me urdhëresën e Gjykatës. Dy persona meshkuj kosovarë janë intervistuar dhe pas intervistimit në prani të avokatëve me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, për bastisjen që është zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë, e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci ka pasur disa reagime./Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT