Avokati Arianit Koci dhe deputeti I LDK-së Armend Zemaj janë përplasur sot para fillimt të vazhdimit të 29 të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Teksa Zemaj po deklarohej për mediat, aty ka arritur avokati Koci.
“Të lutem gjeni zgjidhje.”, i tha Koci.
“Mos me pengo i ke puntë e tua. A po të pengoj unë në puntë e tua?”, I tha Zemaj.
Zemaj i tha Kocit se ai nuk i tregon a flet apo jo.
“Hera e parë e mramtë që ti më pengon.”, tha Zemaj.
“Ty e të gjithëve.”, -tha Koci.
Koci ka tentuar ta vë një shirit për ta mbyllur derën e Kuvendit por nuk është lejuar nga Policia.
Kujtojmë që avokati Koci po proteston para Kuvendit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për bllokadën e krijuar.
Kuvendi i Kosovës sot ështp mbledhur për të 29-ën herë sot në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë/