2.2 C
Mitrovice
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Hendbollistet kosovare me fitore historike në Botëror

Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.

“Dardanet” e reja kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror të grumposhës U18 që po mbahet në Kinë.

Kosova U18, dominoi tërësisht në ndeshjen e fundit të fazës së parë për ta mposhtur Indinë me rezultatin 25:14. Hendbollistet tona ishin bindshëm më të mira edhe në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me rezultatin 15:6.

Për Kosovën U18, kjo është fitorja e parë në Grupin D pas humbjeve që i pësoi nga Brazili dhe Franca.

Me këtë fitore, Kosova përfundoi e treta në grup me 2 pikë kurse India mbeti e fundit pa pikë pasi regjistroi humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

Diona Dresh dhe Arjeta Imeri ishin më të dalluarat të Kosova në triumfin kundër Indisë. Dresh e mbylli ndeshjen me 7 gola nga 9 tentime, ndërsa Imeri pati 6 gola të shënuar prej 10 tentimeve.

“Fitorja e thellë ndaj Indisë pritet të shërbejë si motivim për të tjera rezultate të mira në vazhdim të Botërorit në Kinë”, ka shkruar ndër të tjera Federata e Hendbollit të Kosovës. “Dhe tani e kemi fitoren e parë, me shpresë për të tjera në fazën e ardhshme të garave”.

Tani Kosova U18 vazhdon garimin përt plasman nga pozitat prej 17 deri në 32. Do të ketë sërish fazë grupore, ku synohen të tjera fitore.

Ndeshjen e ardhshme në Botëror, Kosova U18 do ta ketë menjëherë të dielën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT