Debati në mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, Blerandos dhe Ganisë është tensionuar.
Gjatë kohës sa ishin duke debatuar, Blerando hoqi vëmendjen nga biseda, gjë të cilën e bëri Ganinë të çohet në këmbë.
Gania i tha Blerandos se kur flet me të duhet ta dëgjojë deri në fund.
“Këqyrum mirë në sy, kur të flet me mua ose ngom deri në fund ose kurrë mos m’u drejto. Je mësu me gra ti, bo kujdes se në fyt të mbes. Unë jam Visar Dermaku, kuller”, i tha Gania.
Ndërsa, Blerando i tha që t’i largohet nga fytyra se nuk po merret me të.
“Hikmu prej fytyre kur se s’jam duke u marrë me ty. S’po të iku, këqyrum në sy. Hikmu prej fytyre allahile, se nuk merrem me ty. Qaty e ki rrugën, mos se bohësh horë”, tha Blerando.
Për t’i parë tensionet mes Ganisë dhe Blerandos, klikoni në linkun më poshtë: