Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se shprehja e tij “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”, vlen edhe për çështjen e presidentit.
Këto deklarata, ai citohet t’i ketë bërë në T7, ku mes tjerash ka thënë se do të arrihet bashkëpunim mes partive politike.
“Unë besoj shumë që po, s’ka ndodhë që me u zgjedhë ndonjë president, pa pjesëmarrjen ose pa e shkaktuar LDK-ja procesin. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së e coj në zgjedhje me 28 dhjetor”, ka thënë Haziri.
“Do të doja shumë që të mbërrihet një konsensus më i gjerë për president. Do të arrihet me bashkëpunim mes partive politike, qoftë LVV-LDK, qoftë LVV-PDK”, ka thënë ai.



