6.5 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Haziri s’mendon që Kurti ndryshoi qëndrimet: Ka ndërruar metodën, por jo qëllimin

Së fundi kryeministri Albin Kurti u akuzua për ndryshim qëndrimesh rreth çështjes së reciprocitetit me Serbinë dhe se ka shkelur mbi zotimet në fushatë.

Por, në grupin e këtyre nuk bën pjesë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.



“Unë nuk kam parë moderim. Kryeministri Kurti ka ndërruar metodën, por jo qëllimin. Kjo i bie që ka ndërruar vetëm mënyrën se si do të arrijë qëllimin e vet politik. Rrugët në të cilën ka kaluar”, ka thënë Haziri në Rubikon.

Haziri këtë koment e bëri derisa po fliste për temën e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se Qeveria Kurti duhet të përballet me krejt vështirësitë.

Përkundër deklaratave të ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se Kurti ka mashtruar, Haziri ka thënë se në takimin që kanë pasë sot me kryeministrin nuk kanë përdorë termin e mashtrimit.



“Ne veç kemi lypë qartësi dhe e kemi marrë. Praktikisht, çështja e reciprocitetit, çështja e dialogut të brendshëm para atij të jashtëm. Sa për reciprocitetin, ajo që kemi lexuar sot është se është bartë te një sektor i caktuar, te i tregtisë dhe industrisë dhe atje është bartë përgjegjësia”.

Haziri ka thënë se tanimë është parë se dialogu nuk mund të kushtëzohet as nga ana e Kosovës, as nga ajo e Serbisë dhe se ky është qëndrim i ndërmjetësuesve.

Po ashtu, nënkyretari i LDK-së ka thënë se nuk e mbështesin procesin e dialogut po që se ai del jashtë kornizave të platformës të hartuar nga LDK-ja.



“Ne në asnjë mënyrë s’do të bëhemi surrogantë në këtë proces përveçse parimit që dialogu është i vetmi mjet për me i zgjidhë problemet. Çdo shkelje e platformës që ne kemi dorëzuar sot, për ne është shkelje e parimeve që s’e pranojmë”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT