24.2 C
Mitrovice
E diel, 15 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Haziri shpërndan videon ku Rugova fliste për UÇK-në: Organizatë e krijuar nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka shpërndarë një video ku ish-presidenti Ibrahim Rugova, fliste për UÇK-në.

Gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviq, Rugova si dëshmitar kundër tij, pati folur për rolin si dhe krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, thoshte ndër të tjera Rugova.

Lutfi Haziri e ka postuar këtë video, menjëherë pas përfundimit të Marshit për Drejtësi, i cili u mbajt në përkrahje e solidaritet të krerëve të UÇK-së.

TË FUNDIT

Mot i nxehtë edhe të dielën

spot_img
spot_img

TË FUNDIT