11.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
spot_img

Haziri: LDK s’ka ndryshuar qëndrim – nëse s’i fitojmë zgjedhjet qëndrojmë në opozitë

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, ka theksuar se partia e tij nuk ka lëvizur nga pozicioni politik për të mos hyrë në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë në “DPT te Fidani”, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar që nga 9 shkurti – parti që garon për fitore dhe, nëse nuk e arrin atë, mbetet në opozitë.

“LDK nuk ka ndryshuar qëndrim politik. Para 9 shkurtit e ka thënë qëndrimin e vet politik, që ne hyjmë në garë për me fitu dhe nëse nuk fitojmë, ne rrimë në opozitë. Edhe pas 9 shkurtit e ka konfirmu në dy ftesa që lideri i partisë së parë, nga Lëvizja Vetëvendosje, i dalë me 9 shkurt, ia ka çu LDK-së si ofertë për bashkëpunim institucional në bashkëqeverisje”, deklaroi Haziri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT