10.5 C
Mitrovice
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img

Haziri: Kurti është përçarës, veprimi i Xhafer Tahirit s’ka qenë i pritshëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar marrëveshjes së kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri me VV-në.

Haziri në një intervistë për GazetaBlic e ka quajtur këtë veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me qëndrimet zyrtare të partisë.

“Nuk ka qenë e pritshme, është në kundërshtim me politikat e LDK-së. Është veprim i njëanshëm dhe vetë kryetari i partisë sot ka lëshuar deklaratë, ku secili prej neve i përmbahemi atij zotimi”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka vazhduar duke kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe mënyrën e tij të veprimit politik.

“Albin Kurti nuk është ndalë që nga 9 shkurti. Kjo metodë politike, edhe në rastin e Vushtrrisë sot, edhe në raste tjera, është metoda e përçarjes”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT