23 C
Mitrovice
E enjte, 5 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Haziri ia jep ‘JO’ përfundimtare VV: Jemi provu, punoni me kë të doni

Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi. Deputeti i kësaj të fundit, Lufti Haziri dha një jo përfundimtare.

Haziri i ftuar në Politiko, teksa përmendi bashkëpunimin ndërpartiak mes vitesh, tha se konsistenca e tyre parazgjedhore vazhdon të mbes njësoj.

“Përgjigjja është bërë me shkrim. Nuk e ndihmojnë asgjë takimet jozyrtare.Bashkëpunimi mes LDK-së e VV-së ka histori të mirë bashkëpunimi deri në formimin e Qeverisë, e pastaj ka rrëshit në të keqe deri të protesta të mëdha nëpër rrugë. Të dy anët e medaljes së bashkëpunimit i kemi përjetuar, i kemi provu. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar si para zgjedhjeve e gjatë zgjedhjeve dhe e kemi konfirmuar njëjtë konsistencën tonë. Është jo përfundimtare. Je parti e parë, puno me kë të duash, dhe implemento rezultatin e zgjedhjeve“, deklaroi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT