2.6 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Haziri i ashpër: S’keni parë gjë akoma, ateisti Kurti edukimin seksual e ka ideologji

Ish-kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për doracakët e edukimit seksual.

Çështja e doracakëve u bë mjaft e madhe javën e kaluar, duke detyruar edhe Kurtin të dalë me një video shpjeguese se kinse këta doracakë s’janë përgatitur nga Qeveria e tij dhe se reagimet për të janë pjesë e luftës hibride.

Lutfi Haziri reagoi sot me një postim mjaft të ashpër në drejtim të Kurtit, duke e quajtur Kurtin, ndër të tjera, ateist e komunist, i cili i ka mashtruar qytetarët.

“Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim”, shkroi Haziri në Facebook.

“Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar!”, vazhdoi tutje Haziri në postimin e tij.

Në fund, ai tha se Kosova ka ende shpresë dhe se kjo do të bëhet e mundur përmes fitores së LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT