17.1 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Haxhiu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj ftesës së presidentit Thaçi dhe thirrjeve të tij për qeveri uniteti.

Ajo ka shkruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës nga virusi COVID-19

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve të Kosovës nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e Presidentit.

Kësisoj pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë.

Paritë PLAN përmbysen vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje”, ka shkruar Haxhiu.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT