spot_img
spot_img

Haxhiu thirrje protestuesve: Dhuna dëmton kauzën, ruajeni qetësinë dhe vazhdoni paqësisht

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës që po zhvillohet para Parlamentit të Kosovës.

Nga Kuvendi, ajo tha se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe duhet të respektohet, ndërsa ka kërkuar qetësi pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Para Kuvendit po zhvillohet një protestë për ndryshimin e ligjit. E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë duhet të respektohet. Nga kjo foltore, si kryetare e Kuvendit si ushtruese e detyrës së presidentes, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës”, tha ajo.

Haxhiu ka theksuar se dhuna, sipas saj, e dëmton kauzën që protestuesit synojnë ta mbrojnë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT