Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se sonte nga ora 19:00 do të mbahet seanca parlamentare, shkruan Mitrovica SOT
Në këtë seancë do të ndahen komisionet parlamentare dhe në rend të ditës do të jenë buxheti dhe rezoluta për procesin gjyqësor që po ndodh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu, miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha ajo.



