13.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Haxhiu takohet me Maqedoncin e Jasharin, flasin për sfidat aktuale dhe hapat për fuqizimin e FSK’së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe Komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin.

“Sot prita në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së. Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT