1.1 C
Mitrovice
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img

Haxhiu: Qeveria Kurit nuk do ta shtyjë përpara Marrëveshjen e Washingtonit

Funksionarja e Lëvizjes Vetëvedosje, Albulena Haxhiu, deklaroi se Qeveria e Albin Kurtit, nuk do ta shty përpara marrëveshjen e Uashingtonit.

Më 4 shkurt në Shtëpinë e Bardhë, Kosova e Serbia nënshkruan një marrëveshje ekonomike, me disa përmbajtje.

Por, këto pika të firmosura nuk do t’i përmbajë partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përkundër, kësaj Haxhiu tha në KTV se “nuk presin presion nga SHBA”.

“Në ato zotime është vetëm pika e fundit e rëndësishme, njohja nga Izraeli. Sikur ajo listë të kthehej mbrapsht dhe të merrej si pikë e parë njohja dhe aty të ndalej gjithçka. Pikat tjera nuk shkojnë në favor të Kosovës. Çështja e Ujmanit, fuqizimi ekonomik i Serbisë, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare … këto çështje nuk do t’i shtyjmë përpara”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT