Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste për zgjedhjet e jashtëzakonshme të qershorit.
Në një konferencë për media pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit, Haxhiu është pyetur edhe për kalimin e deputetëve të koalicionit VV-GUXO në listën e Osmanit me LDK-në.
Ajo ka thënë se qytetarët e dijnë më së miri se kush si ka vepruar, teksa ka potencuar se beson që do të përsëritet rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar.
“E kam theksuar në vazhdimësi që nuk ka pasur nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje, por për shkak të mungesës së vullnetit politike të partive opozitare ka qenë e pamundur. Tani jemi në një proces zgjedhor, prandaj janë qytetarët ata që do t’i vlerësojnë veprimet e partive politike ose të individëve. Njësoj ka ndodhur edhe në dhjetorin e vitit 2025 njësoj do të ndodh edhe në qershorin e 2026”, ka thënë shkurtimisht Haxhiu.



