18.5 C
Mitrovice
E premte, 27 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu, opozitës përmes gjesteve: Mshelne gojën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kërkuar deputetëve të opozitës “ta mbyllin gojën”.

Kështu ka lënë të nënkuptohet ajo përmes gjesteve që ka bërë në Kuvend.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për të dytën herë më radhë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca tentoi ta vazhdojë seancën.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se sipas rregullores së Kuvendit kur bëhet rrëmujë dhe deputetët nuk e dëgjojnë kryeparlamentarin është detyrim ligjor që të ndërpritet seanca.

“Për hir të qytetarëve e ki për detyrim që me e respektu rregulloren e Kuvendit, e keni detyrim kushtetues e moral që ta ndërpreni”, tha ai.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me punimet e seancës së sotme.

Ai i ka kërkuar mbrojtjes së Kryeministrit Kurti ta lëshojnë sallën, ndërsa deputetëve të PDK-së ta lirojnë foltoren të cilën e kanë bllokuar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT