28 C
Mitrovice
E premte, 22 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu: Opozitë e çoroditur, po bëjnë çmos për ta penguar Qeverinë Kurti 3

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka akuzuar partitë parlamentare PDK, LDK dhe AAK se po e mbajnë peng konstituimin e Kuvendit për ta penguar ardhjen e Qeverisë Kurti 3.

Haxhiu i quajti “opozitë të çoroditur” këto parti, duke i akuzuar se po bëjnë çmos për ta penguar konstituimin e Kuvendit.

“Ju kujtohet që në çfarëdo seancë që thirrej thonin që VV-ja, Albin Kurti po e mban peng Kuvendin për një emër. Opozita po dëshiron ta kthejë situatën para 14 shkurtit 2021. Ata po bëjnë çmos për të penguar Qeverinë Kurti 3. Për bindjen time kjo është një opozitë e çoroditur. Në vend se të konstituohet Kuvendi dhe të na sfidojnë me pyetje parlamentare, interpelanca, debate, projektligje, këta e mbajnë peng Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu para Kuvendit./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT