13 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu nga sondazhi i tij: 60% mendojnë që VV është e korruptuar

Baton Haxhiu, gazetar, ka treguar në “Pressing”, disa pjesë të nxjerra nga sondazhi i tij.

Ai tha se 60% e popullsisë e konsideron Lëvizjen Vetëvendosje si të korruptuar.

Haxhiu dha të dhëna edhe për ekonominë, si dhe për temën e veriut.

“Ne mendojmë që popullata e konsiderojnë Albin Kurtin si të pa korruptuar. 22.7% e popullsisë së Kosovës e konsiderojnë pak të korruptun, hiç të korruptun 12.3%. Për faktin që gati 60% e popullsisë mendojnë që VV është e korruptuar’.

“Tek ekonomia 63% e popullatës të Kosovës janë të pakënaqur me rrjedhën e ekonomisë në Kosovë”, ka thënë Haxhiu.

“Veriu, 30% e popullsisë janë të kënaqur, dhe 21% më pak të kënaqur. Dmth tema kryesore 50% e popullsisë janë të pakënaqur me atë që po ndodh në veri”, ka deklaruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT