23 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Haxhiu: Në 5 mijë vota të rinumëruara mu shtuan 6 – të numërohen sërish krejt

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu ka zbuluar arsyen se përse po kërkon rinumërim të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

I ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Haxhiu tha se kjo ankesë rezulton pas rinumërimit të pjesshëm të vendvotimeve të urdhëruar nga KQZ.

“Nuk është mbi bazën e supozimeve kjo ankesë, mirëpo kjo ankesë rezulton pas rinumërimit të pjesshëm të 185 vendvotimeve që urdhëroi vetë KQZ ta bëjë. Pas këtij rinumërimi që edhe pse thuhej se ishte me 7.41% të votave, rezulton që përfshirja në rinumërim është shumë më e vogël në raport me atë që është nga KQZ. Këtu është bërë një hile edhe prej KQZ-së që për mendimin tim nuk duhej të ishte sepse KQZ-ja është një institucion që duhet të jetë transparent dhe të mbrojë interesin edhe të zgjedhësve edhe të atyre që konkurrojnë për t’u zgjedhur, sepse bazuar në numrin e votave të numëruara i bie që nuk janë numëruar 7.41% të votave, por shumë më pak”.

Haxhiu tha se në procesin e rinumërimit, atij i janë shtuar 6 vota, pavarësisht mostrës së vogël të rinumërimit.

“Këtu është bërë një hile, janë përzgjedhur vendvotimet që kanë numër më të vogël të votave, pra marrim shembull në Mitrovicë është zgjedhur vendvotimi në Selac ose në Vllahi. Vllahia komplet i ka 28 votues që kanë marrë pjesë në zgjedhje, ose në Selac afër 30 votues. Kështu ka ndodhë edhe në Prishtinë, janë zgjedhur fshatrat periferike të Prishtinës ku numri i votuesve nuk e mbërrin 100. Ndonëse kjo mostër ishte e vogël, rezulton që pas këtij rinumërimi më janë shtuar 6 vota, që nuk janë numëruar në Qendrën Komunale të Numërimit dhe ky fakt, ky argument, ku në 5 mijë e 201 vota të numëruara të PDK-së, rezulton që janë shtuar 6 vota dhe nëse ky projeksion është i llogaritshëm edhe në 157 mijë vota të PDK-së, vetëm me këtë projeksion atëherë të këtij gabimi, mund të kalojë mbi 250-300 vota që ka impakt final në rezultat dhe ndarjen e mandateve”, deklaroi Haxhiu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT