17.7 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu mbron Pacollin: Sulme të padrejta që dy vjet, është grua e fortë që lufton çdo ditë

Deputetja e Vetëvendosjes, që njëherësh është edhe ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shoqes së saj të partisë, deputetes Fitore Pacolli, pas raportimeve të fundit në media rreth një granti për burrin e saj.

Fitore Pacolli këto ditë është përballur me disa qytetarë që i kërkuan përgjegjësi për ndarjen e subvencioneve për familjarët e saj, përfshirë edhe burrin e saj, që u raportua se mori 52 mijë përmes një OJQ-je.

Për krejt këto, Albulena Haxhiu tha se Fifi Pacolli po sulmohet padrejtësisht tash e dy vjet, duke i quajtur gënjeshtra dhe shpifje krejt raportimet në media.

“Sulmet ndaj deputetes Fitore Pacolli nuk janë asgjë e re. Qysh prej dy vitesh, prej momentit që ajo ka guxuar të denoncojë interesa të ngushta dhe të padrejta, ajo është përballur me sulme të pandërprera. Edhe sot, përballë akuzave të pabaza dhe sulmeve brutale, ajo qëndron e fortë për diçka për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi, një fakt i thjeshtë që mund të provohet lehtësisht, dhe që e dinë mirë edhe ata që përhapin shpifje. Ata që njohin deputeten Fitore Pacolli e dinë mirë përkushtim e saj. Ajo nuk është thjesht një politikane, është një grua që lufton çdo ditë me guxim dhe ndershmëri, për t’u bërë zëri i atyre që shpesh nuk dëgjohen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, shkroi Haxhiu.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj saj janë të papranueshme dhe janë përpjekje të qarta për ta ndaluar dhe diskredituar përmes gënjeshtrave pa asnjë bazë. Por as deputetja Pacolli dhe as ne nuk do të heshtim. Nuk do të lejojmë që padrejtësia të fitojë mbi të vërtetën. Bëj thirrje për respekt, drejtësi dhe përgjegjësi. Të vendosim një fund për këtë valë shpifjesh dhe të mbrojmë atë që është e drejtë dhe e vërtetë sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë dhe demokratike”, ka thënë Haxhiu në Facebook.

Fitore Pacolli doli sot në një intervistë në RTK për të folur për këto çështje. Në këtë intervistë, ajo nuk u përmbajt dhe filloi të përplaset me gazetaren e mediumit publik, ndërsa ajo e pyeste për subvencionet që iu dhanë vëllait dhe dajës së Pacollit./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT