15.7 C
Mitrovice
E martë, 5 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Haxhiu: LVV ka preferencë të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka treguar se me cilat parti politike mund të formojnë koalicion në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo, në një intervistë ekskluzive për klankosova.tv, ka thënë se ish-Qeveria Kurti kishte punuar në të mirë dhe për interesat e kosovarëve.

Haxhiu ka deklaruar se Kosova ka një përfaqësim jo dinjitoz në dialogun me Serbinë duke thënë se më shumë ishte temë brenda këtij procesi se sa palë, njofton Klan Kosova.

“Kështu ndodhi edhe në Washington, më 4 shtator, ku Kosova dha krejt çka iu kërkua, duke filluar këtu me heqjen dorë fillimisht nga reciprociteti si element i shtetit e pastaj nga krejt shtetësia për 1 vjet, e tutje me ndarjen e Ujmanit, përfshirjen e Kosovës në projektin e Serbisë për zonën e Novi Sadit, garantimit dalje në detin Adriatik Serbisë, e deri te barazvlerësimi i të pagjeturve shqiptarë nga lufta me të shpërngulurit serbë nga paslufta.

Në anën tjetër nuk morri asgjë çka duhej, ose çka kërkonte, pra njohjen nga Serbia. Për më tepër nuk ka marrë asgjë as nga çka iu ishte premtuar, pra investimet miliardshe e njohjen nga Izraeli. Përfundimisht, një dështim i madh politik e diplomatik”, ka thënë Haxhiu për klankosova.tv.

Sipas saj, LVV-ja do të punojë me administratën e Joe Biden, si dhe me Qeverinë e Izraelit.

Haxhiu, gjithashtu, ka deklaruar se ish-Qeverinë Hoti nuk e ka marrë askush seriozisht, duke thënë se “doli që kjo qeveri nuk ka ekzistuar fare” sipas saj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT