Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigur deklaratave të zyrtarëve të lartë të NISMA-s Socialdemokrate, se Vetëvendosja po bën pazare me Nenad Rashiqin duke dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për votat e ardhura nga Serbia.
Me këtë rast Haxhiu u shpreh se kishte kuptuar që Lista Serbe nuk është ankuar në PZAP.
“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it. A thua pse?”, ka thënë Haxhiu.
“Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën Serbe”, shtoi ajo.
Por gjithsesi deputetja e Vetëvendosjes ka besim se Gjykata Supreme do të vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, vendimi i djeshëm i PZAP-së për mosnumërim të votave nga Serbia i heq tre deputetë LVV-së dhe e fut koalicionin Nisma-AKR-PD në Kuvend.