Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, tha se Vjosa Osmani e cila mban dy pozita për momentin të cilat janë më të rëndësishme, dhe kështu do marrë rrogën e 13’të, derisa nuk po mendon për qytetarët, shkruan Gazeta Metro.
E sipas Haxhiut ‘’sherifja e re’’, nuk është duke menduar për qyetarët por vetëm për veten e saj dhe pozitat që mban.
“Sot kur jemi këtu, kjo sherifja me dy pozita me rrogën e 13-të për veti, po për qytetarët pse nuk parasheh një rrogë të 13-të për qytetarët, ku është kjo sherifja e re, ajo po mendon për veti, ky është problemi i koalcionit të shpresës, me vetëm një kompani. Një kompani e afërt, dhe e udhëhequr nga një afërt e VV-së, përfitoi mbi 3 milionë euro, ku këtë e nënshkroi ministri Vitia”, tha Haxhiu.
Ai gjithashtu tha se buxheti i 2021 i cili pritet të miratohet nuk parasheh nevojat e qytetarëve e as kërkesat e tyre.
“Sot ky buxhet as për së afërmi s’paraqet as nevojat as kërkesat e qytetarëve. Edhe në këtë kohë pandemie, qeverisë i ka ra ndërmend që të bëjë ndarje buxhetore përbrenda komunave, me ato komuna që qeveria nuk i udhëheq”, u shpreh ai./gazetametro.net





